Vazhdimin e paraburgimt për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, Gjykata Speciale e sheh si të domosdoshëm

Prokurori, Matthew Holing, në deklaratën përmbyllëse ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të shpallen fajtorë

Prokurori, Matthew Holing, nga Zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale, në deklaratën e tij  përmbyllëse, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë,  ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të shpallen fajtorë për të gjitha akuzat me të cilat janë ngarkuar. Dy krerët e OVL-UÇK-së Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Prokurori Metthew Holing ka thënë se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj i kanë bërë krimet në mënyrë të hapur përmes video-incizimeve, me anë të së cilave,  donin të pengonin procedurat, të frikësonin dhe të hakmerreshin kundër atyre që kishin bashkëpunuar me Prokurorinë e Gjykatës  dhe  sipas tij, kjo ka ndodhur. “Ata donin të pengonin procedurat, donin të dhunonin sekretin e procedurave dhe donin të frikësonin dhe të hakmerreshin kundër atyre që kanë bashkëpunuar me këtë gjykatë dhe kjo ka ndodhur. Dosjet  e palës mbrojtëse nuk dëshmojnë asgjë” tha prokurori, Holing.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …