Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit po e harton dokumentin: STRATEGJIA KOMUNALE PËR INFORMIM, KOMUNIKIM DHE PJESËMARRJE QYTETARE 2022 – 2024

Njësia për komunikim me publikun e Komunës së Prizrenit është duke e hartuar dokumentin: STRATEGJIA KOMUNALE PËR INFORMIM, KOMUNIKIM DHE PJESËMARRJE QYTETARE 2022 – 2024,

Ditë me parë keni pranuar draftin fillestar të këtij dokumenti, nga bisedat që kemi pas me disa nga ju, si nga OJQ-të dhe mediat, jemi dakorduar që të takohemi edhe fizikisht në një konsultim publik për dokumentin në fjalë.

Te nderuar përfaqësues të OJQ-ve dhe mediave, ju ftoj në takim konsultativ për dokumentin: STRATEGJIA KOMUNALE PËR INFORMIM, KOMUNIKIM DHE PJESËMARRJE QYTETARE 2022 – 2024.

Takimi mbahet me datë 17 Mars 2022 në orën 10:00, në një sallë në administratën e komunës.

Të gjithë ju që mendoni se keni diç për të kontribuar ju mirëpresim në orarin e lartshënuar.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …