Diplomati kinez, Le Ju Çeng tha se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë, ndërsa kritikoi sanksionet kundër Rusisë

Diplomati kinez, Le Ju Çeng tha se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë, ndërsa kritikoi sanksionet kundër Rusisë

Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Li Ju Çeng përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë dhe kritikoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Në një konferencë për media në Pekin, ai tha se NATO-ja ishte “mbetja e Luftës së Ftohtë” dhe se zgjerimi i saj mund të rezultojë “pasoja shumë të tmerrshme” për fuqitë e mëdha si Rusia. Diplomati kinez i ka bërë këto komente  pasi kryetari  amerikan, Xho Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Xhin ping, më 18 mars, diskutuan lidhur me situatën në Ukrainë. Zëvendësministri i Jashtëm kinez kritikoi gjithashtu sanksionet ekonomike kundër Rusisë. Sanksionet ndaj Rusisë shkojnë deri në atë masë sa të përdoren si armë globale, madje as sportistët dhe artistët nuk kursehen”, tha Li Ju Çeng.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Shtrenjtimi i rrymës po godet prodhimin vendor – biznese drejt mbylljes dhe zhvendosjes nga Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se rritja e çmimit të …