Mevlut Çavushoglu: Lufta në Ukrainë tregoi edhe një herë nevojën për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB

Mevlut Çavushoglu: Lufta në Ukrainë tregoi edhe një herë nevojën për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se nevoja për një reformë serioze të sistemit ndërkombëtar, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u dëshmua edhe një herë në luftën Rusi-Ukrainë. Mevlut Çavushoglu foli në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm japonez Hajashaşi Joshimasa në Antalia. Çavushoglu tha: “Pikëpamjet tona janë të afërta me Japoninë në platformat shumëpalëshe, ne veprojmë së bashku dhe duam të përmirësojmë bashkëpunimin tonë edhe në platformat shumëpalëshe”. Ai theksoi se ata mbështesin kandidaturën e Japonisë për KS të OKB-së 2023-2024. “Si lufta Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në rajonet tona kanë treguar edhe një herë se sistemi ndërkombëtar, veçanërisht KS i OKB-së, duhet t’i nënshtrohet një reforme serioze”, tha Çavusoglu duke shtuar se janë pajtuar me Hayashin që të veprojnë së bashku për këto çështje. (TRT)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendës-kryeministrja Emilija Rexhepi, …