Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 40 raste të reja, janë shëruar 31 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  1 mijë e 39   testime  sa janë bërë në nivel vendi, 40   të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është  shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 31  të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 227 mijë e 451. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  650 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …