IPK:

Inspektorati Policor i Kosovës shqyrton çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me kryetarin e Serbisë, Vuçiq

Inspektorati Policor i Kosovës është duke shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës, nga veriu i vendit  në takim me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë. Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka ka thënë se është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje dhe se në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë”, ka thënë ai. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Serbi, është mbajtur më 22 mars, ndërsa në mbledhje u raportua se kanë marrë pjesë edhe pesë eprorë të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Në atë mbledhje të serbëve  ishin: Shefi i Hetimeve Rajonale në Mitrovicën Veriore, Nenad Simiq, Komandanti i stacionit policor në Mitrovicën Veriore, Goran Zivkoviq, Igor Vukadinoviq nga Stacioni policor në Leposaviq, komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, Zvezdan Milivojeviq si dhe Shefi i Hetimeve në Zveçan.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …