Safet Gërxhaliu

Safet Gërxhaliu: Themelimi i Grupeve Mbikëqyrëse nga Qeveria do të jetë një goditje e rënde për stabilitetin financiar të BQK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e nesërme si pikë të të rendit ditës, ka paraparë edhe Formimin e grupit punues lidhur me ‘mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ka shkruar Safet Gërxhaliu.  Ai mendon se ky paralajmërim për themelimin e këtij grupi do të jetë goditje e rënde per stabilitetin financiare ne vend  dhe paraqet  shkelje te rende te Kushtetutës së Republikës së Kosovës për Bankën Qendrore, e cila e ka të garantuar pavarësinë e saj, pasi  Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës dhe se Qeverisja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe procedurat e zgjedhjes dhe të nominimit të anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës rregullohen me ligjin, i  cili duhet të sigurojë pavarësinë dhe autonominë e saj. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sot është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në vend, këtë vlerësim e kanë dhënë edhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të cilat kanë dhënë nota të larta për institucionin rregullues financiar në vend.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …