leoni

Numri i të infektuarve në botë me virusin korona prej fillimit të pandemisë e deri tani ka arritur në 250 milionë

Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka vendosur që pandeminë COVID-19, e cila po vazhdon prej dy vitesh, ta trajtojë si grip

Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka vendosur që pandeminë COVID-19, e cila po vazhdon prej dy vitesh, ta trajtojë si grip dhe të heqë masat bazë, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas vendimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Strategjinë e Shëndetit Publik që kanë hyrë në fuqi sot, rastet e dobëta apo asimptomatike të COVID-19 nuk janë më brenda karantinës së detyrueshme. Edhe pse vendimi i karantinës vlen ende për ata që punojnë në punë strategjike si qendrat shëndetësore, shtëpitë për të moshuarit dhe të pafuqishmit, apo burgjet, punonjësit në të gjitha industritë e tjera do të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme edhe pse kanë COVID-19. Për personat e infektuar me COVID-19 që punojnë në punët e përmendura strategjike, karantina do të zgjasë pesë ditë. Në rastet kur simptomat janë “të moderuara” ose “të larta” tek ata që rezultojnë pozitivë për COVID-19, do të përdoret pushimi në shtëpi sipas konstatimeve të mjekëve të familjes, si edhe gripi i rëndë. Vendimet e reja hoqën plotësisht monitorimin e kontakteve me grupe pacientësh me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …