Negociatori u Ukrainës, Mihailo Podoljak, shprehet optimist, pas bisedimeve që ka zhvilluar me palën ruse, në të cilat Moska ka thënë se do të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake afër Kievit dhe Çernikovit “Jam optimist për rundin e negociatave në Stamboll”, ka thënë Podoljak, duke iu referuar bisedimeve të së martës në Turqi. Ai ka thënë se sistemi i propozuar i garancive për sigurinë e Ukrainës, i cili do të ofrohet në këmbim të neutralitetit, do të vendoset në referendum, vetëm pasi trupat ruse të tërhiqen nga pozicionet që kanë mbajtur para nisjes së pushtimit në Ukrainë. Kremlini, zyrtar ka minimizuar shpresat se është arritur përparim në bisedime. Ne nuk mund të themi se ka pasur diçka shumë premtuese apo ndonjë përparim”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për gazetarët. Megjithatë, ai ka thënë se Moska e konsideron “pozitive” faktin që Kievi ka filluar që t’i shkruajë kërkesat e saj. (Rel)
Kontrolloni gjithashtu
Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi
Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
