Ramush Haradinaj e fton Albin Kurtin që në Kuvend të përgatitin një dokument bashkërisht për dialogun

Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Kurti, të mos tallet me veteranët, sepse nuk do ta durojnë edhe më tej

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka drejtuar  kryeministrit  Albin Kurti lidhur me deklaratën e tij për listat e veteranëve. Ai i ka kërkuar Kurtit që të mos tallet me listën e veteranëve, ndërsa është shprehur se nuk do ta durojnë  edhe më tej. Albini duhet të kthjellet njëherë e përgjithmonë, mjaft e kemi duruar, sepse kemi pas arsye të tjera, por nuk durojmë pa kufi. Nëse Kurti vazhdon këto tallje, atëherë veteranët do të dalin në rrugë e nuk do ta lejojnë të hyjnë as në zyrën e tij. S’mund t i lësh veteranët  pa i përfshi në kriter të pagës minimale. Prokuroria le ta gjejë  kush nuk është  veteran tha Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së, Ramush  Haradinaj. Kryeministri Albin Kurti në një emision televiziv ka thënë se nuk janë madje as 20 mijë veteranë.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …