Çeku

Agim Çeku: Po bëhen përpjekje për relativizimin e zvogëlimin e rolit të UÇK-së së në çlirimin e Kosovës

Shefi i SHP të UÇK-së gjatë luftës, gjenerali, Agim Çeku, i cili kryesoi Komisionin Qeveritar  që merrej me verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së, thotë se po bëhen përpjekje për relativizimin e rolit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës. Çeku tha se kryeministri Albin Kurti, po vazhdon këmbënguljen e tij se UÇK-ja ishte e vogël, duke kërkuar sërish hetime për numrin e veteranëve. Kjo nuk është serioze,  sepse kryeministri nuk kërkon, ai merr vendim. Unë e shoh si një kthim prapa të këtij procesi. Prapë një injorim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një këmbëngulje të tij dhe shumë njerëzve të tjerë se UÇK-ja paska qenë e vogël dhe thjesht, është një përpjekje që të relativizohet edhe më shumë roli i saj  dhe kontributi në  lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot. Shefi i SHP të UÇK-së, gjatë luftës, Agim Çeku shpjegoi se nuk kishte qëndrim se të gjithë veteranët e UÇK-së të marrin paga. Ne nuk e kishin paraparë se do të jetë numri aq i madh i atyre që janë përfitues, sepse në aplikacione, ka qenë rubrika, për ata që kanë qenë të zënë me punë.  Kanë qenë rreth 12 mijë, që kanë deklaruar se nuk janë në punë. Pensionin e përfitojnë në bazë të një urdhri administrativ, që e ka nxjerr qeveria pasi ne e kemi dorëzuar raportin”, tha Çeku. Esenca e kësaj pagese ka qenë që rastet sociale, që vërtetë nuk kanë punë, apo nuk mund të gjejnë punë, atëherë t’i ndihmojë shteti me një pension. Nuk ka qenë ideja fillestare që të gjithë veteranët të marrin paga, por vetëm ata që janë të papunë dhe në  pa mundësi me gjetur punë”, ka thënë mes tjerash gjenerali, Agim Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …