Tregtia mes Kinës dhe Bashkimit Evropian ka arritur vlerën e rreth 2 miliardë euro në ditë

Tregtia mes Kinës dhe Bashkimit Evropian ka arritur vlerën e rreth 2 miliardë euro në ditë. Kjo ka bërë që Bashkimi Evropian ta analizoj ndikimin e Kinës në Evropë dhe efektet që mund t’i ketë në të ardhmen rritja e tij në vazhdimësi nëpërmjet projekteve të shumta që është duke realizuar sidomos nëpër shtetet e Ballkanit. Radio Evropa e Lirë njofton se Bashkimi Evropian e sheh Kinën si konkurrente në fusha të shumta. Diplomatët në BE pohojnë se edhe pse në aspektin politik angazhimi i Kinës nuk është aq i dukshëm sa i Rusisë apo Turqisë, megjithatë ai është në rritje dhe kjo kërkon një kujdes edhe nga ana e bllokut evropian. Një prej rajoneve ku BE-ja viteve të fundit ka parë ka parë rritje të ndikimit të Kinës është edhe Ballkani Perëndimor. Radio Evropa e Lirë njofton gjithashtu se roli i Kinës në rajon po vëzhgohet me kujdes nga Brukseli. Kjo është edhe një arsye shtesë pse disa shtete anëtare të BE-së kanë bërë thirrje që të përshpejtohet procesi i zgjerimit sepse me hezitimin e Bashkimit Evropian, sipas tyre, është krijuar hapësirë për ndikime të faktorëve tjerë të huaj në rajon. Tregtia mes Kinës dhe BE-së ka arrit vlerën e 2 miliardë euro në ditë. Gjatë vitit 2021, në Bashkimin Evropian janë importuar mallra nga Kina në vlerë prej 472 miliardë euro, ndërkaq BE-ja ka eksportuar në Kinë mallra në vlerë prej 223 miliardë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …