Edi Rama

Ironizon Edi Rama: Basha mund të bëhet kryetar me votat e shumicës, aq sa Sali Berisha mund ta fitojë çmimin Oscar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të vendit. Për hamendjen  lidhur me mundësinë e zgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar shteti, Edi Rama e  përjashtoi në mënyrë kategorike si mundësi. “Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar”, tha Rama me ironi. Edi Rama tha se PS i ka votat dhe nuk varet nga partitë e tjera parlamentare. Fakti shtoi ai që PS ka për herë të parë votat për të zgjedhur vetë një president i jep më shumë përgjegjësi në përzgjedhjen e emrit të presidentit të ri. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, 84 vota.

Kontrolloni gjithashtu

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Rrënimi i objekteve pranë Ujmanit sjell reagime të forta nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it

Rrënimi i objekteve pranë liqenit të Ujmanit nga autoritetet e Kosovës ka nxitur reagime të …