Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Mos uniteti i shqiptarëve të Kosovës Lindore bëri të mos ketë asnjë deputet në Kuvendin e Serbisë

Kuvendi i Serbisë nuk do të ketë asnjë zë shqiptar në legjislacionin e ri. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka proceduar 98, 49 për qind të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, ku shqiptarët nuk do të përfaqësohen në parlament. Dy listat shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e fundit nuk kanë arritur deri më tani të marrin votat e nevojshme që të kenë ulëse në Kuvend. Sipas rezultateve të fundit, “Koalicioni i Shqiptarëve” i Shaip Kamberit ka marrë deri më tani besimin e 0.26 për qind të qytetarëve, gjegjësisht ka 9 mijë e 651 vota, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë deputet. Gjithashtu edhe lista tjetër e shqiptarëve e kryesuar nga Shqiprim Arifi, “Alternativa për Ndryshim” ka marrë besimin e shumë pak votuesve. Ajo deri më tani ka 0.09 për qind apo 3mijë e  273 vota, që do të thotë se do të mbetet jashtë Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …