Nicholas Abbott: Anglia mirëpret dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, po ka shumë punë për tu bërë

Nicholas Abbott: Anglia mirëpret dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, po ka shumë punë për tu bërë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë,  Nicholas Abbott, ka thënë se vendi i tij e mirëpret dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, mirëpo për të arritur deri atje duhet të punohet shumë dhe se anëtarësimi nuk mund të vijë në formë të një “dhurate politike”. “Kemi dëgjuar për anëtarësimin në NATO dhe BE. Ne të gjitha këto i mbështesim. Mbretëria e Bashkuar është shumë e qartë në këtë drejtim. Dëshiron që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe nëse zgjedhë, të jetë edhe pjesë e BE-së. Por njëkohësisht janë disa procese që duhet të vazhdohen. Pra nuk është një dhuratë politike, duhet punë e madhe. Dhe anëtarësimi në NATO ka disa kuptime. Bisedat me qeverinë që kam pasur tregojnë se ata i kuptojnë këta gjëra. Puna që bëjmë me Ministrinë e Brendshme dhe FSK-në është duke pasur parasysh këtë tranzicion. Megjithatë jemi në një periudhë të prioriteteve tjera dhe sigurisht se do të ketë diskutime se ku qëndron Kosova në ato prioritete”, ka thënë ai në RTK.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …