Limaj

Fatmir Limaj: Albin Kurti nuk është veteran, ishte përkthyes në Zyrën e Adem Demaçit, sikur Azem Vllasi e disa të tjerë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj Limaj, ka deklaruar se Albin Kurti është “veteran i rrejshëm” pasi që nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë veteran i UÇK-së dhe se pastrimi i listave duhet filluar nga vet ai. “Kurti ia ka borxh Kosovës qytetarëve të dalë në Kevend jo për të treguar se kush është veteran e kush jo, por të tregojë për veten e vet A i plotëson Kurti kushtet ligjore të ligjeve për veteranë për të qenë veteran i UÇK-së? Ai duhet të japë përgjigjen qytetarëve të Kosovës si kryeministër dhe të fillohet spastrimi i listave nga emri i tij. Kurti sipas ligjit për veteranë nuk është veteran, asnjë kusht nuk e plotëson. Si Kurti janë edhe qindra mijëra tjerë në Kosovë. E di se Albin Kurti ka qenë një përkthyes në zyrën e ish-legjendës sonë Adem Demaçit sikur ishte edhe  Azem Vllasi  e disa të tjerë si ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …