Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: E keni edhe lirinë që e sollën ata që ju i  quani hajdutë, çka po prisni, pse nuk punoni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se po i bën  përshtypje se si qeveria nuk po tregon se kush ka vjedhur, pavarësisht se ajo ka theksuar se “ka arritur ta zbulojnë hajninë e madhe për 20 vjet”. Ai duke iu përgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Vetëvendosja e ka pushtetin dhe mund ta bëjë këtë. Përderisa i keni prokuroritë e gjykatat. Çka po prisni. Këto janë rrugët juridike  për t’u rregulluar këto çështje. Rruga për ta saktësuar të vërtetën rreth asaj se a është dikush i inkriminuar dhe a duhet të përgjigjet para drejtësisë, është rruga e drejtësisë, rruga e organeve të ndjekjes”, ka thënë ai. Ju keni obligimin e juaj, punoni si qeveri”. “I keni trashëguar të gjitha. E keni trashëguar edhe lirinë nga ata që i quani hajdut dhe vazhdoni me përmirësimin e gabimeve të atyre. Përmirësojeni vetveten, e mos ejani në  çdo seancë vetëm për të  na treguar…”, ka thënë mes tjerash deputeti, Xhavit  Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë deputetë joserbë mbështesin Konjufcën për kryeministër

Grupi parlamentar multietnik në Kuvendin e Kosovës pritet t’i japë tetë vota Glauk Konjufcës për …