Shënohet rritje e ndjeshme e lindjeve në Klinikën Gjinekologjike e Obstetrike në QKUK

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli ka deklaruar se në tre muajt e parë të këtij viti, janë kryer 2  mijë e 142 lindje, mbi 210 më shumë se vitin e kaluar. Ai ka saktësuar më tutje se nga kjo shifër që e cekëm 824 lindje janë me prerje cezariane. Kjo shifër është pak më e lartë duke e pasur parasysh se gjatë kohës së pandemisë kemi një referim të pacienteve të cilat kanë nevojë për ndërhyrje operative nga spitalet regjionale të Kosovës. “Pothuajse ka më shumë se një muaj që nuk kemi asnjë paciente të hospitalizuar me Covid-19në klinikë. Nga lista esenciale për momentin kemi sasi të mjaftueshme edhe të barërave edhe të materialit shpenzues. Për momentin nuk i detyrojmë pacientët të blejnë as barëra e as material shpenzues” ka deklaruar mes tjerash gjatë intervistës për “Ekonomia Online” drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …