Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Hasani: Sot zhdukjen e Dik Martit po e kërkojnë ata që e sponsorizuan Raportin e paraqitur nga ai para 10 – 12 viteve

Ish ambasadori i vendit tonë në Shqipëri, Nait Hasani ka deklaruar se është kanë e ditur se raporti i Dick Marty ka qenë një gjë e ditur se është furnizuar nga shërbimet e Serbisë dhe mbështetur nga shërbimet e Rusisë. Ai raport ka pasur ndikim të madh sidomos në Bashkimin Evropian dhe është miratuar një rezolutë nga ai raport dhe sot të gjitha rrethanat na kanë sjellë deri tek Gjykata Speciale që është themeluar në Kosovë, dhe kjo Gjykatë sot ka ardhur me një përfundim që sot e kemi Presidentin, dy kryetar të Kuvendit, deputet dhe të tjerë në Gjykatën e Hagës, në Gjykatën Speciale që e kemi themeluar ne, që kemi qenë të detyruar t’a bëjmë këtë për nevojat politike dhe interesat e shteteve të cilat e kanë sponsorizuar këtë. Pas 10 – 12 vitesh që është kjo procedurë, ka ardhur një përfundim dhe ka dalë e vërteta thuajse në shesh, se kush janë sponzorizuesit e Raportit të Dick Martyt, por në të njëjtën kohë dhe zhdukjen e Dick Martyt e kërkojnë po ata sponsorizues. Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që Raporti dhe ky rast i Dick Martyt të prezantohet tek misionet diplomatike, si rast që ka ndikuar të krijohet Gjykata Speciale. Dhe në rrethanat politike që janë krijuar tani në Bashkimin Evropian dhe në Evropë, dhe luftës së Ukrainës me Rusinë, t’i thotë stop dhe të mbyllet procesi i Gjykatës Speciale”ka posositur ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …