Elisa Spiropali

Elisa Spiropali: Ti, Sali Berisha nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por je gjenerali i një ushtrie që mendon se ti je gjallë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke replikuar me Sali Berishën në Kuvend, i kujtoi atij piramidat financiare që rrënuan Shqipërinë dhe piramidat arsimore që bënë analfabet të rinjtë gjatë qeverisjes së tij. “Ke ndërtuar edhe piramidën politike, në majë të së cilës ti nuk ngjitesh dot më edhe të kërcesh pupthi. Ti nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por je gjenerali i një ushtrie që mendon se ti je gjallë. Politikisht e kam fjalën, se kështu uroj të rroni 100 vjet, se ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë. Të jetoni e të shihni veten dhe të jetoni edhe për ne, që ta shohim se si nuk duhet të jemi. Edhe 7 vjet e 7 jetë të jetosh Sali nuk e mund dot PS-në dhe Edi Ramën, por mbi të gjitha nuk e mund dot më Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, të ka lënë pas. Fitoret e tua janë fitore të vogla, që mund të ngazëllejnë ata që ke afër”, iu drejtua Spiropali Berishës.  Ajo kujtoi që Berisha dilte krenar në ekrane dhe thoshe se ishte vendim politik të kanabizohej Lazarati, tha mes tjerash, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Behide Hasanaj: U përkujtua 4 vjetori,  dita e themelimit të 11 Majit-  Dita e  Refugjatve të  Kosoves

U përkujtua 4 vjetori,  dita e themelimit të 11 Majit-  Dita e  Refugjatve të  Kosoves. …