Validimi i kapaciteve të këmbësorisë është objektivi kryesor i FSK-së në ushtrimin “Defender Europe 21” më ushtrinë amerikane

Mehaj: Investimi në ushtri është obligim i yni të cilin do ta përmbushim me çdo kusht

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se investimi në ushtri është obligim të cilin duhet përmbushur me çdo kusht. “Forcimi dhe pajisja e ushtrisë sonë, është garanca kryesore e sigurisë dhe stabilitetit në vend e në rajon. Ushtria jonë është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne. Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aleatëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli ynë përjetoi përndjekje e dëbime vetëm pse kërkonte të drejtat e tij dhe mbi të gjitha vetëm pse ishte shqiptar. Spastrimi etnik, ishte qëllimi kryesor i shtetit kriminal serb. Ne kurrë nuk do të lejojmë më që populli ynë të përjetojë krimet, dëbimet, masakrat, dhunën, terrorin e gjenocidin që e kishte përjetuar gjatë luftës 1998-1999” ka shkruar në  mes tjerash, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …