Hashim Thaçi

Kryetari, Thaçi e quan ‘kombëtare’ ekipin verdhë e kaltër të Kosovës me fusnotë

Krerët politikë kanë shpërthyer me urime të shumta pas pranimit të Kosovës në FIFA. Kryetrari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se “anëtarësimi në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore”. Por, ajo çka bie në sy në urimin e Thaçit është deklarata e tij se lojtarët e Kosovës që kanë luajtur për kombëtare të tjera, tash e “kanë vendin në kombëtaren e Kosovës”. Ai nuk ka shpjeguar sesi ekipi verdhë e kaltër me simbole të ideuara nga Ahtisaari e me një himn që nuk njihet nga askush, mund të quhet ‘kombëtare’. Ndërkaq, kryeministri Mustafa ka qenë disi më i përkorë në urimin e tij. “Kosova sapo u bë anëtare e familjes botërore të futbollit, FIFA. Sukseset për vendin tonë nuk kanë të ndalur. Së shpejti do t’ju sjellim lajme të tjera të mira. 2016-ta pa dyshim është viti ynë. Kosova është gati!”, ka thënë kryeministri, Mustafa në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ndërkaq, krye-kuvendari Kadri Veseli ka thënë se me pranimin e Kosovës në FIFA, bota do të shijojë futbollin e talenteve të Kosovës. Sipas tij “ky ishte një hap i rëndësishëm përpara në konsolidimin e mëtutjeshëm të imazhit dhe pozitës së Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …