Gjermania ka paralajmëruar se do të ndalojë importet e naftës dhe gazit ruse deri në fund të këtij viti. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock ka deklaruar se Gjermania do të përgjysmojë importet e naftës deri në verë dhe do t’i qojmë deri në zero ato deri në fund të vitit dhe më pas do të vijojmë me gazin. “Shkëputja jonë, shkëputja e plotë e të gjithë Bashkimit Evropian nga varësia ndaj Rusisë, është forca jonë e përbashkët” ka theksuar shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock. Aktualisht, Gjermani blen një të katërtën e naftës dhe 40 për qind të gazit nga Rusia dhe ka paralajmëruar se mund të përballet me një recesion nëse ndërpret menjëherë furnizimet. Edhe Britania e Madhe ka paralajmëruar se deri në fund të vitit, edhe ajo do ta ndërpresë tërësisht importin e naftës dhe gazit nga Rusia ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar kohë më parë importet e naftës ruse.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …