leoni

Deputeti, Elmi Reçica, bën të ditur se është themeluar Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për kantonin e Saint Gallenit

Deputeti, Elmi Reçica, bën të ditur se është themeluar Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për kantonin e Saint Gallenit

PDK-ja në vazhdën e aktiviteteve në Mërgatë, ka themeluar edhe një nëndegë ku jeton mërgata shqiptare në Zvicër. Në vazhdën e aktiviteteve për të zgjeruar aktivitetin politik në mërgatë kudo ku jetojnë shqiptarët, udhëheqësi i Komisionit për organizim të PDK-së në mërgatë, deputeti Elmi Reçica, tha se është themeluar Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për kantonin e Saint Gallenit. “Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Visar Shala, ndërsa nënkryetar, Nderim Buja. Po ashtu u zgjodh kryesia prej 6 anëtarëve, shumica prej tyre të rinj por aktiv në të gjitha zhvillimet kombëtare dhe humane që kanë ndodhë në mërgatën tonë. Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë e më shumë por zgjerohet dhe po fuqizohet për të qenë sa më afër me mërgatën tonë, për koordinuar të gjitha proceset dhe zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka thënë deputeti Elmi Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …