PDK

PDK-ja në vazhdën e aktiviteteve në Mërgatë, ka themeluar edhe një nëndegë ku jeton mërgata shqiptare në Zvicër

PDK-ja,  në vazhdën e aktiviteteve në Mërgatë, ka themeluar edhe një nëndegë ku jeton mërgata shqiptare në Zvicër. Në vazhdën e aktiviteteve për të zgjeruar aktivitetin politik në mërgatë kudo ku jetojnë shqiptarët, udhëheqësi i Komisionit për organizim të PDK-së në mërgatë, deputeti Elmi Reçica, tha se është themeluar Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për kantonin e Saint Gallenit. “Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Visar Shala, ndërsa nënkryetar, Nderim Buja. Po ashtu u zgjodh kryesia prej 6 anëtarëve, shumica prej tyre të rinj por aktiv në të gjitha zhvillimet kombëtare dhe humane që kanë ndodhë në mërgatën tonë. Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë e më shumë por zgjerohet dhe po fuqizohet për të qenë sa më afër me mërgatën tonë, për koordinuar të gjitha proceset dhe zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka thënë deputeti Elmi Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …