Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërorre “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar

Mjetet e grumbulluara në “Fondin e Sigurisë” duhet të publikohen thonë anëtarë të Komisionit për çështjet e sigurisë e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës, më 2 mars të këtij viti, ka themeluar Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë.  Mjetet e grumbulluara në Fondin e Sigurisë duhet të jenë të njohura për publikun, thonë anëtarë të Komisionit për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se është e pa arsyeshme mjetet e derdhura në këtë fond të mbahen konfidenciale. Anëtari i Komisionit për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes ka dyshime për mënyrën e grumbullimit të mjeteve. “Kemi qëndrim unik rreth këtij fondi se është ilegal dhe se FSK nuk mund të financohet me të tilla para që nuk iu dihet prejardhja. Për kërkesën tonë si komision që të dihet më shumë dhe si po administrohet ky fond, kemi pasur vetëm një deklaratë që kanë qenë më shumë si talljet nga zhargoni i kryeministrit”, deklaroi Hisen Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …