BE

BE shpreson se gjatë kësaj jave të mbahet edhe një takim mes Kosovës e Serbisë në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve

Bashkimi Evropian shpreson  se gjatë kësaj jave do të ketë edhe një takim mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve. Pas dështimit javën e kaluar që të arrihet marrëveshja për targat, një burim i bllokut evropian u ka thënë të hënën, 25 prill, gazetarëve se palëve u është përcjellë ftesa që të vazhdojnë diskutimet për këtë çështje dhe tema tjera.  Ky burim ka thënë se në takimet e fundit pala kosovare ishte e interesuar që të arrihet zgjidhje e përhershme për targat, ndërsa pala serbe ishte më shumë e interesuar për të ruajtur status quonë. Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …