leoni

AAK dhe Nisma ende nuk kanë caktuar datën e protestës së radhës

Ka filluar në qendër të Prishtinës protesta e paralajmëruar e AAK-së dhe Nismës

Sheshi kryesor i kryeqytetit të Kosovës  është mbushur me protestues, në protestën e organizuar nga AAK-ja dhe Nisma për Kosovën dhe protestuesit po presin vetëm ardhjen e liderëve të dy partive opozitare. Ndërkohë burimet e AAK-së bëjnë të ditur se qindra automjete janë bllokuar në rrugën Pejë Prishtinë, te udhëkryqi i Kijevës pa asnjë shpjegim. Në protestën që sapo ka filluar në Prishtinë, janë afishuar shumë parulla e ndër to edhe: Hajnat n’burg”, “300 mijë të premtuar të papunë”, “Asociacioni për serbët, jo për Serbinë”, “Kosovë deri te kulla e Zhlepit”, “Nuk kemi tokë për të falur” etj Ndërkohë sheshi kryesorë ai “Skënderbe” është mbushur me protestues dhe të gjithë po presin vetëm ardhjen e liderëve të dy partive opozitare. Protesta deri më tani është e qetë dhe pa ndonjë incident.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …