Shaip Kamberi

Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit nga Kosova Lindore në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi  ka fituar mandatin e deputetit nga Kosova Lindore në Kuvendin e Serbisë. Ai i ka falënderuar të gjithë ata që dolën ta votonin derisa ka shtuar se do të jetë zë i të gjithë shqiptarëve në Serbi pa dallim. “Faleminderit pafund  Qytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej  bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve.  Njëzëri. Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë. Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat dëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar”, shkroi ai. “Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë – që mundësuan realizimin e votës së lirë. 28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë. Unë do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim.  Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët. Faleminderit! Bashkë ia dolëm”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …