Kuvendi i Kosovës me 94 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratoi rezolutën, e cila dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

Deputetët kanë votuar për dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nga katër sa janë në garë

Pas numërimit të  votave të deputetëve, sot në Kuvendin e Kosovës  asnjëri nga ta s’ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kurse kandidati Dukagjin Abdyli është diskualifikuar nga gara pasi ka marrë më së paku vota. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka prezantuar votat nga Komisioni Votues. “Pas procedurës së fshehtë dhe pas numërimit,  në votim kanë marrë pjesë 102 deputetë, të pavlefshme kanë qenë 4 vota, Etrur Maloku: 47 vota Dukagjin Abdyli: 46 vota Bardh Bokshi : 49 vota, Albert Avdiu: 49vota.  Asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, prandaj përsëritet votimi kurse ai që ka më së paku vota hiqet nga gara dhe vazhdon raundi i dytë me këtë rast Dukagjin Abdyli hiqet nga gara”, tha Hajdar Beqa.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …