Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Është e padrejtë dhe johumane mënyra se si po trajtohen qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian

Ish-ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se  Është “e padrejtë” dhe “johumane” mënyra se si po trajtohen qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Ajo ka përkujtuar  faktin Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor pa lëvizje të lirë në shtetet e Bashkimit Evropian. Ajo qysh në kohën kur ka qenë ministre, ka pranuar udhërrëfyesin me kushtet e liberalizimit, për të cilat thotë se ka kohë që janë plotësuar. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se BE-ja, me mosliberalizimin e vizave për Kosovën, është duke e humbur kredibilitetin e saj. Zonja Çitaku, aktualisht nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, flet edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për projektin e gazsjellësit të mbështetur nga Amerika, për rolin e opozitës në Kuvend e të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …