Bedri Islami

Bedri Islami: Në një shtet normal, ndërhyrja e kryeministrit në punët e Drejtësisë, do të ishte absurde, por jo në Shqipëri

Analisti i gazetës “Dita”, Bedri Islami,  shkruan se në një shtet normal, ndërhyrja e shefit të Qeverisë në punët e Drejtësisë, do të ishte absurde, por në një shtet absurd, kjo është e natyrshme. Le të mos fshihemi pas gishtit: Edhe ata që e kritikojnë e dinë se ajo që Edi Rama deklaroi në Asamblenë e socialistëve, lidhur me SPAK, reformën në drejtësi, apo ndëshkimin e krimit, sidomos kur ai është i dukshëm, do të ishte e pazakontë vetëm në një shtet të konsoliduar. Por tek ne, absurdi i politikës bashkohet me absurdin e drejtësisë, dhe njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga padrejtësia. Ata habitshëm shohin se si “gjynahqarë” të shkretë dënohen marramendshëm shpejt, si të ishin koka e krimit në këtë vend, ndërsa peshkaqenët e mëdhenj, njerëz të politikës, të qeverisjeve të ndryshme, oligarkë dhe zaptues sundojnë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi vetë sistemin. Reforma në Drejtësi me kalvarin e pamagjinueshëm të kostove nuk mund të jetë një lodhje e kotë. Në shumëçka tjetër, ashtu si i jemi ngjitur malit, po ashtu edhe jemi rrokullisur, madje rënia ka qenë më e shpejtë se ngritja, dhe çdo rënie e jona ka pasur aq shumë dramacitet dhe përdhosje…

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …