“Kalaja e Jezercit” prioritet i Komunës së Ferizajt

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, kanë vizituar nga afër “Kalanë e Jezercit”, ku kanë shikuar mundësitë që kjo kala të jetë e qasshme për vizitorët. Bashkë me nënkryetarin dhe drejtorin, ishin edhe përfaqësues të shoqatës “Jezerci”, të cilët kërkuan që të bëhet rregullimi i rrugës që qon deri tek kalaja, si dhe të bëhet edhe rregullimi i shtigjeve të ecjes përreth kalasë si mundësi e mirë për vizitorët. Ndërkaq nënkryetari Lulzim Aliu, ju ka premtuar përfaqësuesve të kësaj shoqate, se Komuna do të shikojë të gjitha mundësitë për rregullimin infrastrukturës së kësaj pjesë tek kalaja, si dhe do të shikohet mundësitë që në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të bëjë edhe restaurimin e kësaj kalaje. E nga ana tjetër drejtori Dërguti, ka thënë se nga momenti që kjo kala të jetë e qasshme për vizitorët do të jetë një atraksion i mire për turistët vendor dhe të jashtëm, të cilët do të kenë mundësi të kenë qasje te lehtë edhe tek pika e 4 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …