13 fermerë ferizajas përfitojnë bazene të sillazhit

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, zhvilloi vizitë tek ferizajasi Mentor Idrizi, i cili së fundmi është përfitues nga nisma më e re e kësaj drejtorie, ajo e bazenit të sillazhit. Drejtori Burim Bajrami, njoftoi se nga ky projekt i veçantë i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, kanë përfituar 13 fermerë, rrjedhimisht kemi 13 përfitues të bazeneve të sillazhit. Ai tutje, vuri në spikamë, rëndësinë e implementimit të këtij projekti, që lehtëson dhe mundëson zhvillim të qëndrueshëm për fermerët ferizajas, duke theksuar po ashtu, synimin që ka Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë për zgjerimin e këtij projekti. Mirënjohës për këtë mbështetje u shpreh edhe fermeri ferizajas Mentor Idrizi, i cili falënderoi Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë për nismat e tilla, që paraqesin rëndësi të veçantë për zhvillimin e veprimtarisë së fermerëve ferizajas.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …