Të mërkurën me 16 maj 2018 mbahet tubim sensibilizues për zbardhjen e fatit të veprimtarit Ukshin Hoti

Veseli: Ukshin Hoti, shembull i intelektualit patriot

Me rastin e 17-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit, Ukshin Hoti, kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se fati i pazbardhur i Hotit e rëndon ndërgjegjen kolektive. Në një shkrim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se profesor, Ukshin Hoti kishte guximin për të folur edhe atëherë kur shumë të tjerë heshtnin, duke u shndërruar në një shembull të rrallë të intelektualit patriot që mbronte idealet me këmbëngulje dhe vetëmohim. “Ai e ka trajtuar çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë në mënyrë shkencore e largpamëse duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të popullit shqiptar. Mungesa e tij ka lënë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm, jo vetëm në zemrat e familjarëve, miqve, studentëve dhe të kujtdo që e ka njohur, por edhe në mbarë botën intelektuale shqiptare. Fati i pazbardhur dhe misterioz i mendimtarit tonë të shquar rëndon në ndërgjegjen tonë kolektive dhe na kujton për sakrificat e mëdha që janë bërë për të mundësuar ditët e lirisë dhe demokracisë që gëzojmë sot”, thuhet në shkrimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …