Vucic

Vuçiç: Thirrja e ministrave të G7-ës që ta harmonizojmë politikën tonë me BE-në, është politikë pa parime dhe me presione brutale

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se Kosova ka mbështetjen e Berlinit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.Pozicioni i Gjermanisë është i qartë: Kosova është zemra e Europës dhe përket në Këshill të Europës. Dje, e sigurova ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për mbështetjen tonë për anëtarësim”, ka shkruar dje Sarrazin në Twitter, postim i cili u shpërnda nga kryediplomatja e Kosovës.

“Do të filloja, nëse më lejoni në një mënyrë tjetër, t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë. Ndonjëherë në këto kohë është më e mençur të heshtni për disa gjëra”, citojnë mediat serbe të ketë thënë presidenti serb në TV Prva. Vuçiç komentoi edhe thirrjen e ministrave të G7-ës që i bënë thirrje Serbisë ta harmonizojë politikën e saj me BE-në. Ai i quajti “politikë pa parime” dhe “presione brutale” disa pjesë të deklaratës së G7-ës, ndërsa shprehu mllefin e tij ndaj Gjermanisë.  “Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, të paktën nuk do ta përdorin sëpatën menjëherë”, tha Vuçiç.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …