Covid

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 16 raste të reja, janë shëruar 35 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 576 testime  sa janë bërë në nivel vendi, 16   të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 35 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 859.   Numri i rasteve aktive ka zbritur në  263 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …