Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal i domosdoshëm

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, pas protestës së djeshme nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë se të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme dhe se organizimi sindikal është i domosdoshëm. Jetesa e punëtorëve është vështirësuar për shkak të krizës ekonomike, duke shtuar se ndërhyrja e institucioneve ka qenë e vonshme dhe e gabuar. “Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal i domosdoshëm. Realizimi i kërkesave të  sindikatave do ta lehtësojë jetën e punëtorëve. Në solidaritet me sindikalistët!”, ka thënë Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …