AAK përshëndet vendimin e Gjykatës së Apelit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit e cila rikonfirmoi pafajësinë e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij në rastin ‘Kleçka’. AAK, nëpërmjet një komunikate për medie, ka vlerësuar se ky vendim përbën një dëshmi të fortë se lufta e UÇK-së ishte e pastër. “AAK, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit, që Fatmir Limaj dhe të tjerët, të shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte në rastin Kleçka, është një dëshmi e fortë se lufta e UCK-së, ka qenë e pastër. Përballja e zotit Limaj me drejtësinë në disa raste ndërkaq, flet për kulturën tonë si ndivid e si popull, por edhe për zotin Limaj, se përballja me drejtësinë, është drejtësi në vete.  AAK, vlerëson se saga e zotit Limaj me  drejtësinë, ishte e gjatë dhe e mundimshme, por pafajësia e tij është më e vlefshme se çdo gjë tjetër”, thuhet mes të tjerash në reagimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …