Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, vizitoi stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, vizitoi stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja, të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut. Përveç fushave tjera, kësaj radhe në fokus ishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave, ku, gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitralierë 12.7mm. Gjeneral Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja, të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut. Forca e Sigurisë së Kosovës, së bashku me aleatin e saj strategjik, SHBA, do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitete të tilla me synim të rritjes së gatishmërisë për reagim në çdo situatë që mund të ballafaqohemi, bën të ditur Zyra për Informim e FSK-së.­

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …