Zvicra

Zvicra ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi zëvendës-kryetarin e Zvicrës, Alain Berset, gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillon punimet  në Davos. Gjatë takimit u vlerësuan lart marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.  Përmes një komunikate, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se me këtë rast u theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës, stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor. U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes. Po ashtu me këtë rast Zvicra ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …