Dega e AAK-së, në Junik, në Kuvendin e saj të 9-të zgjodhi Leonard Llollunin kryetar të degës

Dega e AAK-së, në Junik, në Kuvendin e saj të 9-të zgjodhi Leonard Llollunin kryetar të degës

Dega  e AAK-së në Junik në Kuvendin e 9-të zgjedhor  ku ka zgjedhur Leonard Llollunin kryetar të degës. Siç dihet pë shumë vite këtë pozitë e ka mbajtur Agron Kuçi, por me humbjen në zgjedhjet e fundit lokale, Kuçi ka marrë përgjegjësinë e humbjes dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të AAK-së në këtë komunë. Njoftimin për besimin e dhënë nga kuvendarët për të parin e AAK-së në Junik e ka bërë publik vet Leonard Llolluni, i cili në një postim të tij ka shkruar: Të dashur qytetarë duke u rritur me ju, jam kalitur përballë shumë sfidave, më keni besuar pergjegjesi dhe kam pas nderin ti pranoj, nderi, privilegji e besimi i dhënë nga ju sot me bën borgjli ndaj jush, ndaj elektoratit të Aleancës në Junik që të vazhdoj angazhimin tim në zhvillimin dhe rritjen e Aleancës edhe më shumë, ka shkruan mes tjerash z. Llolluni.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …