Taulant Balla

Taulant Balla: Askush nuk mund të marrë peng procesin e zgjedhjes së kryetarit të Shtetit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot, se askush nuk mund të marrë peng procesin e zgjedhjes së kryetarit të Shtetit, ndërsa shprehu besimin se ai do të zgjidhet në radhën e katërt. Pas përfundimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, Balla theksoi se “ne i qëndruam angazhimit tonë për të pritur një propozim konkret nga opozita në 3 raundet e para”. “Në raundin e 2 dhe të 3 ne nuk do të kishim një kandidat tonin me besimin dhe shpresën që opozita do të merrte përgjegjësinë të propozonte kandidatura, sepse është një përgjegjësi pjesëmarrja në proces. Balla tha se “nga ky moment, natyrshëm që ne nuk do ta lëmë vendin pa president dhe do të propozojmë kandidatura, por duke ndjekur përsëri parimet e një procesi ku dëshira jonë është të dialogojmë me gjithkënd që dëshiron që bashkë me ne, të ndajë përgjegjësinë e zgjedhjes së Presidentit”.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …