Vucic

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është betuar para deputetëve të Kuvendit të Serbisë se nuk do ta lëshojë kurrë Kosovën e Metohinë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është betuar para deputetëve të Kuvendit të Serbisë se nuk do ta lëshojë kurrë Kosovën. Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”. Kështu thuhet në tekstin e betimit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka bërë para deputetëve të Kuvendit më 31 maj, pasi fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në zgjedhjet e prillit. Preambula u përfshi në Kushtetutën e Serbisë në vitin 2006, pas shpërbërjes së bashkësisë së Serbisë dhe Malit të Zi, kur Vojislav Koshtunica, lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike të Serbisë, ishte në krye të Qeverisë në Beograd. Pavarësisht se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duan një Vuçiq jo  kriminel si Millosheviqi, ai sot bëri po të njëjtin betim të shqiptarë-vrasësit,  Millosheviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini kundërshton kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend: Kosova nuk fitoi as taktikisht, as strategjikisht

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e …