Caritas Kosova thotë se është organizata e vetme që njihet nga Kisha Katolike si organizatë humanitare me legjitimitet

Caritas Kosova thotë se është organizata e vetme që njihet nga Kisha Katolike si organizatë humanitare me legjitimitet

Gatë një konference për media, Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministrin Fikrim Damka, se përmes një marrëveshje të lidhur me organizatën “Caritas Kosova ”, kanë keqpërdorur 1 mbi një milion euro. Fikrim Damka dhe vetë Gërvalla-Shvarc  kanë reaguar pas denoncimit të PDK-së, duke mohuar akuzat. Ndërkohë sot ka reaguar organizata Caritas Kosova me seli qendrore në Ferizaj, duke u distancuar nga një zhvillim i tillë dhe duke sqaruar se Caritas Kosova s’ka të bëjë fare me një gjë të tillë. Nga kjo organizatë kanë thënë se janë organizata e vetme që njihet nga Kisha Katolike si organizatë humanitare dhe që ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër, dhe theksojnë se funksionimi i organizatave të tjera me të njëjtin emër në Kosovë është shkelje flagrante në reputacionin dhe emrin e Caritas Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …