Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sërish akuzoi Qeverinë Kurti, për abuzim me paranë publike

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  sërish akuzoi Qeverinë Kurti, për abuzim me  paranë publike. Ai  shkruan se dy ministra protagonistë të një afere korruptive,  ministrja Gërvalla Schwarz dhe ministri Fikrim Damka, i keqpërdorën 1. milion e 100 mijë  euro, duke i ndarë këto para jashtëligjshëm një OJQ-je. “Është e pabesueshme se me çfarë guximi kanë filluar të abuzojnë me paranë publike ministrat e Qeverisë Kurti, duke mos u tunduar të dinë për ligjin, lere më t’iu nënshtrohen ligjeve kur është fjala për shpërndarjen e parave të taksapaguesve të Kosovës. Kjo aferë, përveç që shpërfaqë paaftësinë institucionale të kësaj qeverie, shpërfaqë edhe  vetëbesimin e verbër se këta ministra janë mbi ligjin dhe se paranë publike e konsiderojnë si mjet për të mbuluar deficitet e tyre të gjithanshme, pa ndjerë kurrfarë përgjegjësie për to, e për mënyrën se si shpenzohen ato. Keqpërdorimi dhe abuzimi i jashtëligjshëm i këtyre dy ministrave, ngjashëm si edhe afera të tjera korruptive që i kemi ngritur më parë e që po dalin në shesh për çdo ditë, tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe papërgjegjësinë e saj karshi ligjit e qytetarëve, ka shkruar Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …