OAK

OAK dhe kërkon nga KPMM përkahje për sfidat e mëdha të bizneseve

Me qëllim të diskutimit të sfidave më të cilat po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, bizneset e sektorit të minierave, mineraleve dhe gurthyesve, Oda e Afarizmit të Kosovës organizoi takim të përbashkët me bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) Gjatë këtij takimi theks i veçantë i’u kushtua sfidave me të cilat po ballafaqohen bizneset e këtij sektori, si rezultat i vendosjes së moratoriumit nga ana e MMPHI dhe procedurave burokratike me të cilat po ballafaqohen bizneset në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, e që në mënyrë zinxhirore po ndikon edhe tek KPMM duke i’u pamundësuar kështu ushtrimi i veprimtarisë dhe duke rrezikuar qindra vende pune për të punësuarit e këtij sektori.  Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi ka falënderuar anëtarët e bordit të KPMM-së për takimin duke theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellët është më se i nevojshëm, në mënyrë që të trajtohen me prioritet kërkesat e komunitetit të biznesit si dhe të arrihet deri tek zgjidhja e tyre.

U kërkua koordinim më i lartë ndërmjet KPMM-së dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për shfuqizimin e udhëzimeve të dëmshme administrative me qëllim të krijimit të lehtësirave për një ndër sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik. Disa nga çështjet të cilat u shtruan për diskutim gjatë këtij takimi ishin edhe sigurimi i dyfishtë për rikultivim të të njëjtës hapësirë – tek KPMM dhe APK, vazhdimi i licencës, mos koordinimi i institucioneve të Kosovës, si rezultat i së cilës janë bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune, ku arsyeja kryesore qëndron tek mos vazhdimi i pëlqimeve dhe kontratave nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe pëlqimeve e lejeve mjedisore nga MMPHI, si rezultat i të cilave është bllokuar edhe KPMM. Ndër të tjera gjatë këtij takimi bizneset pjesëmarrëse patën mundësinë që nga afër të diskutojnë me anëtarët e bordit të KPMM-së lidhur me sfidat me të cilat po përballen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, duke veçuar mos vazhdimin e licencave, si rezultat i mospajisjes me leje mjedisore, pa mundësia e zgjerimit të hapësirave punuese, konfuziteti tek bizneset ekzistuese që ka shkaktuar vendosja e moratoriumit, ndalja e operimit të bizneseve, rëndësia e intensifikimit të takimeve ndërinstitucionale me qëllim që këto të fundit të jenë më të koordinuara, vonesat në kthimin e përgjigjeve në trajtimin e lëndëve, garancionet bankare e konkurrenca jolojale. Kurse kryetarja e Bordit të KPMM-së, Selvete Grajqevci Pllana ka përmendur sfidat që ky institucion ka hasur pas vendosjes së moratoriumit nga Ministria e Mjedisit, duke u shprehur se si fokus kryesor i KPMM-së është ndihma ndaj bizneseve dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm deri në arritjen e zgjidhjes së problemeve për bizneset dhe përmirësimin e infrastrukturës së të bërit biznes në vend.

Zyra për Informim

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …