Bajram Qerkini

Bajram Çerkini: Pengesë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve është mungesa e vullnetit politik për zbardhjen e krimeve të luftës

Politika i ka krejt fajet! Të paktën kështu besojnë familjarët e personave që llogariten si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Fjala është për mungesën e përparimit në gjetjen e trupave të pajetë të 1,617 personave. Bajram Qerkini, nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, e cila qendër ka brenda vetes familjarët e personave të pagjetur të të gjitha komuniteteve, është i bindur se pengesë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve është mungesa e vullnetit politik për zbardhjen e krimeve të luftës. “Atje në Bruksel është faji kryesor. Edhe pse po themi se çështja e të pagjeturve nuk është politike,  realisht ajo është krejtësisht politike. Politikanët e kanë stagnuar këtë proces, që të mos zbardhet fati i të pagjeturve, për shkak se duhet të zbardhen edhe krimet e luftës”, ka thënë Qerkini.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …