leoni

Një delegacion i LDK-së me kryetarin, Lumir Abdixhiku ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Rotterdam të Holandës

Një delegacion i LDK-së me kryetarin, Lumir Abdixhiku ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Rotterdam të Holandës

Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me kryetarin,  Lumir Abdixhiku ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Rotterdam të Holandës, ku kanë marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane. Lidhur me këtë vizitë në Rotterdam, LDK-ja ka kërkuar edhe asistencën e Ambasadës së Kosovës në Holandë, megjithatë s’janë përfillur nga Ambasada atje me arsyetimin se “janë të zënë me punë në Hagë”. Kjo nuk është hera e parë që përfaqësitë e Kosovës jashtë vendit injorojnë delegacionet e partive opozitare që shkojnë për vizita zyrtare jashtë shtetit. Edhe kryetari i  AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza në adresë të Ambasadës së Kosovës në Uashington, duke thënë se këta të fundit nuk i kanë ofruar kurrfarë asistence edhe përkundër faktit që ishin lajmëruar për vizitën e ish-kryeministrit Haradinaj në Amerikë.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Tërnava: Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe mbi familjet tuaja

Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka …