Miroslav Lajcak, është takuar me kryeministrin, Albin Kurti në Forumin Diplomatik, i cili po mbahet në Antalia të Turqisë

Miroslav Lajçak, dje është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Bratisllavës

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Bratisllavës.  Kështu ka bërë të ditur Lajçak me anë të një postimi, duke thënë se temë diskutimi ishte dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe. “Pata kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë ku mori pjesë në #GLOBSEC2022. Ishte një mundësi e mirë për të vazhduar bisedën tonë të rregullt mbi Dialogun dhe përparimin”, ka shkruar Lajçak. Karakteristikë e postimit të emisarit të BE-së ishte fotografia, i cili shihet duke bërë me gisht në drejtim të një ure në Bratisllavë të Sllovakisë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …